Këto janë incialet e personave që u përplasën mbrëmë me policinë

Mbrëmë rreth orës 21:00 në lagjen “Arbëria”, në kryeqytet ka ndodhur një përplasje mes mes zyrtarëve policor dhe disa personave që ishin në kërkim.

Përderisa policët në rroba civile kanë provuar të ndalojnë veturën e dyshuar VW Golf, ngjyrë e kuqe, me tre persona, të njëjtit kanë shpërfillur urdhrat e policisë për tu ndalur, duke filluar ta godasin në vazhdimësi me veturën e tyre veturën e policisë në lëvizje dhe një nga ta i ka drejtuar armën e zjarrit.

“Ndërkohë që ka vazhduar ndjekja dhe është shtuar mbështetja policore, është bërë i mundur ndalimi i detyruar i veturës së dyshuar në lagjen “Përroi i Njelmët” në Prishtinë, si dhe kapja dhe arrestimi i dy të dyshuarve; S. M, mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe D. S, mashkull, 35 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.”, ka thënë për Indeksonline Agron Borovci, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës.

I dyshuari i tretë N. S, mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ka arritur të ikë nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht është ne arrati.

Ky i dyshuar i njohur për policinë ka qenë edhe më herët në kërkim policor për raste të grabitjes dhe plagosjes të ndodhura kohë më parë.

Përgjatë kontrollit të bërë veturës së dyshuar si dhe të dyshuarve të arrestuar, policia ka gjetur dhe sekuestruar: • Një revole të tipit Zoraki, të kalibrit 7.65 mm, me gjashtë fishekë, • Një Thikë, • Një shufër metalike, • Një sasi substance që dyshohet të jetë marihuanë, si dhe • Disa telefona celular. Dy zyrtar policor kanë marrë lëndime trupore përgjatë ndjekjes nga goditja e veturave, dhe të njëjtit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Me rekomandimin e prokurorit të shtetit të arrestuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes në Prishtinë, përderisa vazhdon të jetë në kërkim policor i dyshuari i arratisur.