Këto janë gjobat që janë shqiptuar për 24 orë në Kosovë

Një mijë e 152 është numri i gjobave të shqiptuara gjatë 24 orëve të kaluara nga Policia.
Të enjten kanë ndodhur gjithsej 57 aksidente, prej tyre asnjë nuk përfundoi me fatalitet. 22 aksidente përfunduan me të lënduar, 35 pa të lënduar.

20 persona janë arrestuar, në mbajtje janë dërguar 10, kurse tre të tjerë në vuajtje të dënimit.