Këto janë fjalët e Florian Markut pas suksesit të madh sonte

Florian Marku vazhdon të shkëlqej në ring. Grushti i hekurt shqiptar e ka mposhtur në mënyrë spektakolare boksierin meksikan Miguel Ramirez Parra, shkruan Demokracia.com.

Ai pas meçit ka thënë se sonte ishte një natë e paharruar për të pasi luftoi në shtëpi të vet, derisa e ka cilësuar kundërshtarin si shumë të fortë.

“Është thënë jo ky është kundërshtar i lehtë jo ky i fortë. E patë sonte sa i fortë është meksikani dhe dua një duartrokitje për të për luftën që bëri. Kushdo që hynë në ring e jep shpirtin me fitu. Unë kam kalur kohë të vështira, si gjithë shqiptaret. Nuk jam as Supermeni e as njeri që nuk goditëm. Por unë ju premtojë se sa herë jam në ring derisa të bie pa ndjenja dhe nuk zgjohem më nuk dorëzohem. Kështu do të vazhdoj edhe në të ardhmen. Faleminderit që erdhët të gjithë”, ka thwnw Florian Marku.