Aksident

Këto janë dy gratë që vdiqën mbrëmë në aksident

Teksa po ktheheshin nga darka e fundvitit, katër punëtorë të një banke me kapital turk në Kosovë janë vetaksidentuar në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Si pasojë e këtij vetaksidenti të rëndë kanë mbetur të vdekur dy gra ndërsa vozitësi i veturës dhe pasagjeri tjetër janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se vdekjen e viktimave, L.S (femer) 23 vjeç dhe K. H ( femer ) 31 vjeç e ka konstatuar ekipi mjekësor ne vendin e ngjarjes.


K.H. 30 vjeç


L.S. 23 vjeç

Ndërsa dy meshkuj të tjerë janë lënduar rëndë dhe po trajtohen në QKUK.

Varrimi i L.S do të bëhet sot në orën 14:00 në varrezat e lagjes Dragodan të Prishtinës.

Nga ana tjetër, Nerxhivane Halimi, specialiste e Mjekësisë Emergjente dhe njëherit mjeke kujdestare ka thënë për lajmi.net, se gjendja e tyre është e rëndë dhe janë nën kujdes intensiv.

“Njëri prej tyre është dërguar në intensivë, tjetri po dërgohet në sallën operuese dhe do të kthehet në intensivë, gjendja e tyre është e rëndë”, tha Halimi për lajmi.net.

Dy të lënduarit janë prej moshës 20 deri në 30 vjet sipas mjekes Nerxhivane Halimi, duke theksuar se njëri prej tyre ka edhe lëndime të paoperueshme.

Mësohet se dy të lënduarit tjerë në këtë aksident janë nën moshën 30-vjeçare dhe kanë marrë lëndime të shumëfishta si në kokë, gjoks, bark, unaza etj.