Dje ka përfunduar afati i aplikimit të maturantëve në Universitetin e Prishtinës.

Profesori i UP-së, Blerim Rexha ka publikuar listën e  programeve studimore më të kërkuara nga maturantët që këtë vit aplikuan në Universitetin e Prishtinës, shkruan Reporteri.net.

Sipas kësaj liste në top drejtimet më të kërkuara në Universitetin e Prishtinës janë ato të mjekësisë. E para në listë është stomatologjia, e pasuar nga mjekësia e përgjithshme,  farmacia e infermieria.

Ndër drejtimet me interesimin më të madh nga ana e maturantëve është edhe edukimi fillor, psikologjia, fizioterapia, edukimi në fëmijërinë e hershme.

Interesim të madh ka pasur edhe për shkencat kompjuterike dhe arkitekturë.