Këto janë çmimet e derivateve për sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhee Tregtisë, dje ka publikuar çmimoren e derivateve e cila vlenë edhe për ditën e sotme.

Sipas kësaj çmimore, edhe sot çmimi maksimal i lejuar për naftë është 1.769 euro, ndërsa për benzinë 1.40 euro për litër.

Çmimi i gazit aktualisht është 0.72 euro pë litër.

Këto çmime kanë hyrë në fuqi dje në ora 10:00 dhe janë valide edhe për 24 orët e ardhshme.