Këto janë bukuroshet shqiptare që u martuan me të huaj

Dikur martesat me të huajt në shoqërinë tonë konsideroheshin tabu, por jo më. Dikur raste të tilla kanë qenë të pakta, me përjashtim të atyre rasteve kur të rinj shqiptarë janë martuar me gra të kombësive tjera për leje qëndrim në një shtet të caktuar.

Tani kjo dukuri ka filluar që të eliminohet. Tash martesat më të huaj po i bëjnë nga dashuria. Një mori emrash të njohur tashmë kanë lidhur martesë me të huaj.

Emina Çunmulaj dhe Sanm Nazarian

Modelja dhe milioneri jetojnë shumë të lumtur në krahët e njëri tjetrit dhe janë prindër të lumtur të dy vajzave, shkruan “Kosovarja”. Dasma e tyre ishte si në përralla, natyrisht që bukuroshja shqiptare shkëlqeu e nuk nguroi që në atë ditë të rëndësishme për të ta kërcej edhe Napolonin.

Almeda Abazi dhe Toglahan Sayisman
Një tjetër bukuroshe shqiptare ka lidhur martesë me një mashkull të një kombësie tjetër. Historia e dashurisë vjen nga Turqia. Ish Miss Albania, Almeda Abazi, kishte filluar lidhjen me njërin prej aktorëve më të famshëm turk Toglahan Sayisman, me të cilin edhe është martuar. Çifti i dhanë fund beqarisë me një ceremoni të mbajtur në Los Angelos.

Angela Martini dhe Dragos Savulescu
Një dasmë jo e zakonshme, me vetëm dy të ftuar dhe nusja e veshur me të zezë. E kush tjetër mund ta bëjë këtë veçse modelja e njohur shqiptare Angela Martini. Ajo e kurorëzoi me martesë dashurinë e saj me biznesmenin rumun Dragos Savulescu.

Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindil
Këto nuk janë bukuroshet e vetme shqiptare që u dashuruan në njerëz të nacionaliteve jo shqiptar, kështu edhe modelja e këngëtarja e njohur, Afërdita Dreshaj, është drejt martesës me hokeistin çek Jakub Kindl, shkruan “Kosovarja”. Pas një lidhje disa vjeçare Dreshaj dhe Kindil kanë bërë edhe një hap më shumë , ata janë martuar dhe dasma e tyre bëri bujë mediatike. Tashmë janë bërë prindër.

Adelina Tahiri dhe Serijozha Markov
Pa dyshim që kryelajmi i shoubizit shqiptar është Adelina Tahiri. Ajo u martua me avokatin e njohur maqedon Serijozha Markov. Çifti tashmë kanë një djalë. Pavarësisht paragjykimeve, Adelina po e jeton në maksimum lidhjen me Serijozha Markov.