350 blinda

Këto janë autoblindat turke “Cobra” që tashmë i posedon Ushtria e Kosovës (FOTO/VIDEO)

Javë më parë Kosovës i janë dhuruar 24 automjete ushtarake të llojit “Humvee” nga SHBA-ja.

Mirëpo, para se Kosovës t’i dhuroheshin “Humvee-t” amerikanë, ka qenë një shtet tjetër që Kosovës shumë kohë më parë i ka dhuruar automjete të blinduara.

Turqia i ka dhuruar FSK-së, ende pa u shndërruar në ushtri, 350 automjete të blinduara të tipit “Otokar Cobra”, shkruan Ballkani.info.

“Cobra” mund të përshtatet për role të ndryshme dhe kërkesa për mision duke përfshirë: bartësin e blinduar të personelit, automjetin anti-tank, automjetin e zbulimit, automjetin radar të mbikëqyrjes tokësore, automjetin e vëzhgimit të përparmë, ambulancën e blinduar.

Turqia së fundi e ka prodhuar edhe modelin e ri të “Otokar Cobra”, që njihet si “Oktokar Cobra II”.

Shiheni për çfarë bëhet fjalë:

A?r?, Turkey, September 21, 2015: Interior of Otokar Cobra armored vehicle while the driver and gun operator are sited. The Cobra (Turkish: Kobra) is an infantry mobility Wheeled Armored vehicle developed by Turkish firm Otokar.

Otokar Cobra II