Kandidati për deputet i koalicionit AAK-PSD, Jahir Morina, iu ka premtuar qytetarëve se do të punojë shumë si depute dhe nga ta ka kërkuar që nëse nuk vepron si duhet, të këshillohet si biri i tyre.

“I dobëti në gjirin tuaj është i fortë tek ne, për sa kohë që unë i garantoj të drejtën me ligj”, ka shkruar Morina në Facebook.

“Askush prej jush së bashku me mua, mos ‘ti shmanget mbrojtjes për të drejtat e veta të barabarta me ligj dhe Kushtetutë. Do zbatoj ligjin për të drejtat tuaja,Juve njerëzit e mi dhe betohem në Zot,në Komb e Flamur,që asnjë nuk do më ndalë në atë që më lartëson mua, Juve dhe Ardhmërine tonë! Me shume respekt deputet ne ardhje!”, ka shkruar Jahir Morina kandidat për deputet i koalicionit AAK-PSD.

loading…