Raporti

Këto janë akuzat me të cilat ngarkohen punonjësit e UNRWA-s

Sipas një raporti, punonjësit e agjencisë palestineze të Kombeve të Bashkuara (UNRWA) akuzohen për pjesëmarrje në masakra dhe për marrjen e pengjeve.

New York Times citon një dosje dërguar qeverisë së SHBA-së ku thuhet se një punonjës ka ndihmuar në rrëmbimin e një gruaje nga Izraeli, shkruan Sky News.

Një tjetër, që thuhet se është një punonjës social nga Nuseirat, në Gaza qendrore, “akuzohet se ka ndihmuar në sjelljen e trupit të një ushtari të vdekur izraelit në Gaza, si dhe për shpërndarjen e municioneve dhe koordinimin e automjeteve në ditën e sulmit”.

Një punonjës i tretë “përshkruhet si pjesëmarrës në një masakër ku u vranë 97 njerëz”.

Kujtojmë se kjo agjenci shkarkoi disa njerëz në përgjigje të akuzave të paraqitura nga Izraeli dhe tha se po hetonte pretendimet.