Qeveria Kurti, gjatë mandatit të saj të deritashëm ka pasur disa gabime të cilat po vlerësohen se e kanë çuar në rrëzimin e qeverisë.
Gabimet kanë qenë jetike në atë se përse ka ardhur deri te ky moment.
Gjeni të listuar më poshtë ato:
Arsyeja kryesore e mocionit të mosbesimit për Qeverinë Kurti, është së Albin Kurti, qëllimshëm e ka provokuar rrëzimin e Qeverisë, në një kohë krize të rëndë për vendin si shkak I pandemisë se kornavirusit. – Me qasjen dhe politikën e tij ka rrezikuar seriozisht marrëdhëniet me partnerët strategjike të Kosovës, në veçanti me SHBA. – E hoqi taksën pa nderë e pa kundërvlerë. E hoqi taksën duke e copëtuar vendimin.
Me heqjen e taksës ka forcuar Serbinë, ka larguar Amerikën duke ia zbehur rolin partnerit strategjik tonit në tavolinën e dialogut, dhe nuk i ka përfituar asgjë Kosovës në raport me dialogun. – Qeveria Kurti me vendimet saj ka degraduar ekonominë e tregut të lirë.
Këtë e ka bërë duke instaluar sistem të kontrollit ekonomik, qasje marksist-leniniste të ekonomisë së kontrolluar dhe gabimeve politike që kanë shkaktuar tërheqjen e: 1) Investimit më të madh të jashtëm prej 1.3 Miliard Euro në energji nga Contour Global; 2) Tërheqjen e ndihmës nga Sfidat e Mijëvjeçarit të Amerikës që kap shumën prej 200 milionë Dollarëve; 3) Largimin e Kompanisë Amerikane Bechtel-Enka duke tërhequr zotimet kontraktuale dhe duke lënë Vitinë e Ferizajn pa lidhje në Autostradë (të cilat pastaj në publik janë paraqitur në mënyrë të rrejshme si triumf). – Qeveria Kurti ka miratuar një buxhet diskriminues e klientelist.
Ka bërë prerje buxhetore të cilat diskriminojnë në disa pjesë të Kosovës dhe i bënë projektet të parealizueshme. Kjo Qeveri ka bllokuar Ligjin e Pagave duke mos paraparë buxhet dhe duke lënë mijëra profesionistë dhe punëtorë pa pagën e merituar.
Kjo Qeveri ka gënjyer dhe nuk ka nisur implementimin e Shtesave të Fëmijëve







