Këto janë 10 arsyet përse është më mirë të jesh vetëm sesa në një lidhje

Të gjithë ne duam të ndjejmë dashuri dhe do të ishim të gatshëm të sakrifikonim edhe lumturinë tonë për hir të dashurisë.

Ndonjëherë kjo gjë është tepër e dëmshme për zhvillimin personal. Për më tepër vitet e beqarisë konsiderohen si vitet më produktive. Më poshtë ju sjellim sipas “The Bright Side”, arsyet se të jeni ‘single’ është më mirë se të jeni në një lidhje:

1-Mund të bësh çfarëdolloj gjëje që dëshiron. Ata që kanë qenë në një lidhje për një kohë të gjatë e kuptojnë këtë më mirë se të tjerët. Ju keni lirinë tuaj dhe mund të bëni çdo gjë që doni dhe askush nuk do t’iu fajësojë për zgjedhjet tuaja.

2-Nuk sakrifikoni rehatinë. Pasi përfundoni një ditë të lodhshme në punë ju nuk keni përse filloni të ziheni apo të mendoni se çfarë do të gatuani.

3-Jeni më tërheqës. Personat në një lidhje zakonisht e lëshojnë veten e tyre duke shtuar në peshë ose duke mos mbajtur në formë ‘look-un’ e tyre. Vetmia ju jep mundësinë të fokusoheni më tepër tek vetja juaj.

4-Mbani kontakte me miqtë tuaj. Beqaria ju jep lirinë të shoqëroheni me miqtë tuaj sa herë dëshironi dhe askush nuk do t’iu bëjë moral për këtë gjë.

5-Organizoni ditën sipas dëshirës suaj. Kur jeni vetëm ju mund të skeduloni aktivitetet e ditës sipas dëshirës dhe kohës tuaj.

6-Jeni më të relaksuar. Beqaria ju jep qetësinë që ju nevojitet. Lidhja dhe ndjenjat ju bëjnë më të stresuar dhe të shqetësuar në lidhje me partnerin.

7-Jeni produktiv. Kur jeni vetëm e gjithë vëmendja juaj përqendrohet tek ju dhe puna juaj. Në vend që të rrini duke biseduar me partnerin ju fokusoheni më shumë tek puna që keni.

8-Ju keni prioritetet tuaja. Ata që janë në lidhje duhet të marrin dhe mendimin e partnerit rreth një aktiviteti që dëshirojnë të bëjnë. Ndonjëherë ata nuk bien dakort, prandaj beqaria është më e nevojshme në këtë rast.

9-Ruani energjinë tuaj. Vetmia ju ndihmon të ruani energjinë tuaj në vend që ta harxhoni atë duke u marrë me partnerin apo me zënkat me ta.

10-Keni mundësinë të kuptoni se kush jeni ju në të vërtetë. Vetmia ju jep kohën e duhur që ju të analizoni jetën dhe veten tuaj.