Aleksandar Vulin

Këtë fjalim të ministrit serb duhet ta shohin Thaçi, Haradinaj, Veseli e Pacolli! (VIDEO)

Kanë shpërthyer talljet nëpër rrjete sociale me ministrin e Mbrojtjes së Serbisë, Alekasander Vulin, pasi ai në një forum të Sigurisë në Kinë ka provuar që t’u drejtohet të pranishmëve në ‘gjuhën angleze’.

Ai përgjatë këtij fjalimi ka bërë gabime të njëpasnjëshme gjuhësore, të cilat kanë ngjallur reagime të shumta.

Dikush mënyrën se si ka folur në anglisht Vulin, ka thënë se ngjason me ‘Anglishten e Tarzanit’.

‘Vrilli’, ‘hav bombardment’, ‘çalendz’, janë vetëm disa nga fjalët që Vulin i ka shqiptuar gabimisht përgjatë fjalimit të tij në Kinë.

Ndryshe në këtë fjalim, Vulin ka folur kundër anëtarësimit të Republikës së Kosovës në INTERPOL, dhe ka ftuar të gjitha vendet të cilat e kanë njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës, ta shqyrtojnë edhe një herë vendimin.

Megjithatë, kjo edhe s’ka shumë rëndësi, sa ka rëndësi çfarë vreri vjellë ai kundër Kosovës.

Në fjalimin e tij ai mashtron, ai flet me gjuhën e Millosheviqit, duke thënë se “Prishtina është kryeqytet i narko-kartelit në Evropë”, shkruan Ballkani.info.

Tutje ai duke tentuar që të flas kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol, gjë që pritet të bëhet në nëntor, thotë se shqiptarët duan të bashkohen të gjithë me një shtet dhe se me këtë rast do të rrezikohen Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Greqia.

Një ministër i tillë tregon se çfarë është në gjendje të bëjë Serbia që ta bllokojë Kosovën në anëtarësimet ndërkombëtare. Ky është një pasaardhës i politikës së Millosheviqit, pasi që ka qenë kryetar i partisë së bashkëshortës së Millosheviqit, partia JUL.

Prandaj, institucionet e Kosovës duhet me automatizëm ta ndalojnë çdo hyrje të këtij personi në vendin tonë. /Ballkani.info/

https://www.youtube.com/watch?v=o65uJz-ZU98&feature=youtu.be