Ketamina mund të ulë dëshirën për të pirë tek të alkoolizuarit

Një dozë e vetme e ketaminës mund të ndihmojë personat që e teprojnë me pijen të ndërpresin konsumimin e alkoolit, sugjeron një testim eksperimental nga University College London.

Kur qetësuesi u përdorën për të ndërhyrë në kujtimet e njerëzve se pse ata donin të pinin, ata pinin më pak dhe kërkesa e tyre për të pirë u ul gjatë nëntë muajve në vijim.

Studiuesit thonë se ketamina mund të jetë një trajtim i dobishëm për alkoolin dhe varësitë e tjera.

Ekspertët thanë se gjetjet ishin të denja për studime të mëtejshme.

Çfarë është ketamina?

Ketamina përdoret gjerësisht si një qetësues anestetik dhe qetësues për dhimbje.

Kjo substancë gjithashtu ka përdorim të gjerë edhe tek kafshët.

Për shkak të efekteve të saja halucinogjene, përdoret si drogë në ndeja, por mund të shkaktojë dëme serioze në trup dhe të jetë fatale, nëse përdoret në këtë mënyrë