Këta pritet të jenë deputetët e rinj të VV’së

Lëvizja Vetëvendosje ka lidhur marrëveshje me LDK’në dhe nesër pritet të dalin para Kuvendit ku do të propozojnë mandatarin e tyre për kryeministër, Albin Kurtin.

Kurti do të propozojë Qeverinë e re dhe i duhet një shumicë e thjeshtë e votave që të fillojë punën.

Edhe pse LDK nuk ka propozuar ende emrat e ministrave, Kurti e kishte bërë këtë në një video mesazh para një muaji. Dhe në bazë të kësaj pritet që emrat e ministrave të jenë: Albulena Haxhiu, Rozeta Hajdari, Arben Vitia, Blerim Reka. Ndërkohë nga këta persona vetëm Rozeta Hajdari nuk ka qenë në listën zgjedhore të VV’së. Ndërkohë Haki Abazi është propozuar për zv.ministër dhe këlshtu duhet të lëshojë postin e deputetit. Po ashtu, kryeparlamentari, Glauk Konjufca, do të jepë dorëheqje dhe pritet të zë një vend në qeveri.

Kështu, këta pesë emra duhet të zëvendësohet në ulëset e VV’së nga ata që kanë më së shumti vota në listën zgjedhore të VV’së, por që nuk kanë arritur të bëhen deputetë.

Emrat e deputetëve të rinj priten të jenë këta:

ENVER HALITI M 7 777

ALBAN HYSENI M 7 767

ARTA BAJRALIJA F 7 674

TINKA KURTI F 7 655

DRITA MILLAKU F 7 063

Drita Millaku futet në këtë listë përpara Fitim Hazirit, përkundër që ky i fundit ka më shumë vota, për shkak të kuotës gjinore.

Gjithsesi, kjo listë nuk është përfundimtare pasi që ende nuk janë propozuar emrat e zëvendës ministrave.