Këta persona po plaçkitin lokalet në Prishtinë, dalin pamjet

Disa persona kanë grabitur disa lokale rresht në sheshin “Bill Klinton” në Prishtinë

Vjedhjet janë bërë në lokalin e materialeve “Anita”, në lokalin “Iva Cosmetics”, bizhuterinë “Anea” dhe disa lokale tjera.

Pronarët e këtyre lokaleve thanë se janë duke u kujdesur vetë që t’i ruajnë lokalet e tyre nga këta persona.

Ata kanë dërguar në klankosova.tv edhe një video në orët e hershme të mëngjesit, ku shihen këta persona të dyshuar.

Policia tha se janë duke hetuar rastet, ndërsa pronarët ankohen për neglizhencë të tyre.

https://www.facebook.com/KlanKosovaOfficial1/videos/2478745242177945/?t=4