Këta janë tre të vrarët sot në ‘Dardani’ të Prishtinës (FOTO)

Hasan Krasniqi, banor i lagjes Dardania, vrau sot në banesë gruan dhe nusen e djalit e tij, e pastaj edhe vetën

Burime të Ballkani.info bëjnë të ditur se familja Hasani kishte probleme ndërmjet vete.

Të afërmit që nuk kanë dashur të identifikohen ia kanë rrëfyer problemin që kishte familja.

“Para një 1 viti Hasani e ka rreh gruan e tij, nënën e hendbollistit. Hendbollisti (emër i njohur për redaksinë) i ka thënë më pas babait se nëse edhe një herë ndodh rrahja, ai me gruan dhe vajzën e tij do të del nga shtëpia. Baba i ka premtuar që më nuk do të ndodh asnjë problem edhe pasurinë ia ka qit në emër të djalit me premtimin që më nuk do të ndodh asgjë”, kanë thënë burimet e Ballkani.info.

Portali merr vesh se djali i Hasan Krasniqit është hendbollist i Prishtinës.

Këto janë fotografitë e të vrarëve: Hasan Krasniqi, Hysnije Krasniqi dhe Remzije Krasniqi

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka folur nga vendi i ngjarjes ku ka treguar edhe detajet të cilat policia ka mundur t’i sigurojë nga informacionet e para që ka marrë.

“Ekipet mjekësore, mjekësia ligjore, forenzika dhe të gjitha njësitë përkatëse janë në vendin e ngjarjes. Fillimisht nga informacionet që posedojmë deri më tani bëhet fjalë për një vrasje që është cilësuar vrasje e dyshimtë, një person të gjinisë mashkullore të vitit të lindjes 1958, një grua të vitit të lindjes 1959 dhe një grua tjetër të vitit të lindjes 1991”, ka thënë Kelani.

Kelani ka shtuar se nga informacionet e para bëhet e ditur se fillimisht i dyshuari e kishte vrarë gruan e tij, më pas nusen e djalit dhe në fund ka bërë vetëvrasje.