Dhuna në familje, është një fenomen mbarё botëror, e cila mund të haset në çdo komunitet dhe kudo në botë, dhe si e tillë prek gjithë shoqërinë njerëzore, në të gjitha nivelet dhe shtresat e saj, shkruan.

Ky fenonen prek edhe Kosovën dhe madje me shifrat janë tejet shqetësuese, pasi vetëm për tre muaj në Kosovë janë raportuar 481 raste të dhunës në familje,

Mirë, në rast të dhunë në familje në dizpozicion janë tre numra ku mund të kërkoni ndihmë e ata janë: 192, 080019999 dhe 0800111112.

Në tre mujorin e parë të këtij viti, janë evidentuar rastet si në vijim: Janar 161 raste, Shkurt 151 raste dhe në Mars 169 raste të dhunës në familje.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka realizuar një video-mesazh ku tha se nëse jeni viktimë e dhunës, duhet raportuar atë.

“Qëndrimi në shtëpi, rritja e stresit dhe pasiguria, ka shënuar rritje të rasteve të raportuar të dhunës në familje kudo në botë, por edhe në Kosovë.Të jesh e mbyllur me abuzuesin është më keq se burg, sepse ata mund të përfitojnë nga situata e krijuar për të mos i lejuar partnerët të dalin jashtë dhe të kërkojnë ndihmë”, thotë Haxhiu.

Policia e Kosovës edhe përkundër angazhimeve shtesë këto raste i trajton me prioritet dhe bënë apel për të gjithë personat nëse janë pre e dhunës në familje ose çfarëdo lloj dhune tjetër, t`i raportojnë këto raste përmes numrave të telefonit 192 dhe 080019999 apo në stacionin më të afërt policor.