Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes një njoftimi bën të ditur se ka filluar periudha e aplikimit për certifikim të subjekteve politike (partitë politike; iniciativat qytetare; koalicionet; dhe kandidatët e pavarur) që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar Komunë në Mitrovicën e Veriut. Ky afat përfundon më 30 tetor, në orën 18:00.

Të gjitha informacionet e detajuara për këtë periudhë janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së:

Çertifikimi i subjekteve politike

KQZ po ashtu njofton se ka marrë vendim për certifikimin e tre kandidatëve për kryetar të Komunës së Podujevës.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Podujevës, më 20 shkurt 2020, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për certifikimin e 3 kandidatëve si dhe më 2 mars është tërhequr shorti për renditjen e tyre në fletëvotim:

  1. Naim Fetahu

Partia Demokratike e Kosovës – PDK

  1. Nexhmi Rudari

Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK

  1. Shpejtim Bulliqi

Lëvizja Vetëvendosje!