Këta janë tetë kandidatët për deputetë nga qendra e VV-së në Prishtinë

Lëvizja Vetëvendsoje e Prishtinës ka zyrtarizuar kandidatët për deputet nga kjo Qendër.

Këta deputetë janë: Albin Kurti, Arben Vitija, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Xhelal Sveçla, Fitore Pacolli dhe Hatixhe Hoxha.

Postimi i plotë:

Të mërkurën e datës 13 janar, Këshilli i Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka zhvilluar procesin zgjedhor të votimit për të nominuarit në listën e kandidatëve për deputet nga radhët e Qendrës së Prishtinës.
Delegatët e kshillit kanë pasur mundësinë që të votojnë 8 nga kandidatët potencial të cilët kanë aplikuar sipas rregullit statutor.
Procesi i votimit është mbajtë në tre orare për të minimizuar në këtë formë rrëzikun aktual të përhapjes së pandemisë.
Delegatë nga të gjitha pikat, lagjet dhe fshatrat e Prishtinës të organizuara në struktura përbrenda organizatës, kanë ushtruar të drejtën e votimit me ç’rast u zgjodhën si përfaqësues nga Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra Prishtinë: Albin Kurti, Arben Vitija, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Xhelal Sveçla, Fitore Pacolli dhe Hatixhe Hoxha.