Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës morri vetëm 7,1% të votave. E përkthyer në ulëse në Kuvendin e Kosovës, partia e udhëhequr nga Ramush Haradinaj do t’i ketë 8 deputetë.
Listës së deputetëve i prin Ramush Haradinaj, bartës i listës dhe kryetar i partisë.
E pas tij renditen Daut Haradinaj, Besnik Tahiri (për herë të parë deputet), Bekë Berisha dhe Pal Lekaj.
Ndërkaq në grupin e ardhshëm paralamentar, AAK-ja do t’i ketë edhe tri femra sipas kuotës gjinore.
Deputete janë bërë: Albena Reshitaj, Time Kadrijaj dhe Albulena Bytyqi (për herë të parë). /Ballkani.info/







