Këta janë këngëtarët kosovarë që nuk i anuluan koncertet në Ditën e Zisë për viktimat në Kroaci

Derisa disa artistë shqiptar kanë anuluar koncertet, shumica prej tyre nuk vepruan njëjtë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot ka shpallë ditë zie në shenjë respekti për viktimat e aksidentit të rëndë në Kroaci.

Por, disa emra të estradës nuk e kanë respektuar rëndësinë e veçantë të kësaj dite, përkundër disa të tjerëve që janë solidarizuar me dhimbjen e familjarëve të viktimave në Kroaci.

Rina, Tayna, Melinda, Elvana dhe Capital T janë disa prej artistëve të cilët mbrëmë kanë anuluar koncertet që ishte e paraparë ti mbanin.

Ndërkohë që ngjashëm nuk vepruan Ledri, Lumi, Dj Regard dhe Azet të cilët i kanë mbajtur koncertet e planifikuara në turneun e tyre veror.

Kujtojmë se në aksidentin e djeshëm të autobusit me targa kosovare i cili ishte duke transportuar mërgimtarë nga Gjermania për në Kosovë, humbën jetën 10 persona, u lënduan 45, ndërsa 15 prej tyre ishin me lëndime të rënda.