Dy nga katër serbët e arrestuar në veri të Mitrovicës janë policë të Kosovës, Dragisha Markoviq dhe Nedeljko Spasojeviq.
Ballkani.info merr vesh se pjesëtari i Policisë së Kosovës i arrestuar, Nedeljko Spasojeviq është polic hetues.
Polici tjetër, Dragisha Markoviq ishte arrestuar edhe më parë në kuadër të hetimit për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.
Markoviq me kolegun e tij Zharko Jankoviq më 10 shkurt të këtij viti ishin arrestuar pasi që autoritetet kosovare morën gëzhojat nga vendi i vrasjes së Oliver Ivanoviqit.
Aso kohe Markoviq ishte suspenduar nga puna, por shpejt sërish u pat kthyer në detyrë, shkruan Ballkani.info.
Sot në mëngjes janë arrestuar edhe Aleksandar Çurçiq dhe Marko Roshiq, të njohur për huliganizëm dhe vepra tjera në pjesën veriore të Mitrovicës.
Roshiq, merr vesh Ballkani.info, të gjithë e njohin si tifoz huligan i Partizanit të Beogradit, derisa Çurçiq njihet si “roje i urës”. /Ballkani.info/







