Këta janë kandidatët që kanë aplikuar për sekretar në Ministrinë e Mbrojtjes

Ministria e Administratës Publike si organi përgjegjës që bën shpalljen e konkurseve për pozitat e Sekretarëve në Ministritë e Qeverisë së Kosovës, së fundmi ka shpallur konkurs për Sekretar në Ministrinë e Mbrojtjes.

Shpallja e këtij konkursi është bërë me datën 2 korrik dhe të interesuarit kanë mundur të aplikojnë deri më 16 korrik 2019, ditë kur është mbyllur konkursi.

Hapja e këtij konkursi është bërë pasi që ish sekretari Shkëlzen Syla është larguar dhe tani kjo ministri si ushtrues detyre deri në zgjedhjen e sekretarit permanent ka emëruar Faruk Gecin

Veriu.info mëson se kandidatët që kanë konkurruar për këtë pozitë në Ministrinë e Mbrojtjes janë: Dafina Hasani, Xhevat Ramosaj, Lulzim Gjonbalaj, Dardan Stublla, Iliriana Kuqi, Nuhi Mani, Faruk Geci, Elhami Hoxha, Krenare Sogojeva-Dermaku dhe Ekrem Ademi. /Ballkani.info/