Komisioni vlerësues dhe përzgjedhës për përpilimin e listës së kandidatëve të paraqitur në konkursin publik, për vendin e lirë të punës: Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës, ka mbajtur takim, në të cilin ka shqyrtuar aplikacionet e kandidatëve.
Ky Komision ka vlerësuar se 12 kandidatë i plotësojnë kriteret e kërkuara me konkurs, shkruan Demorkacia.com.
Kandidatët të cilët kanë plotësuat kriteret e përcaktuara me konkurs dhe që do të ftohen për testin me shkrim janë:
1. Adriana Kutllovci
2. Arben Berisha
3. Bekim Hasani
4. Fadil Hoxha
5. Fahredin Shehu
6. Fisnik Durguti
7. Gjergj Filipaj
8. Hysen Hundozi
9 Orhan Hajrizi
10. Remzije Zeqiraj
11. Shkumbin Ahmetxhekaj
12. Valentina Saraçini.
Ndërkaq nga gara janë eliminiuar Zenel Hajrizi, Mehmet Kalisi, Fitore Miftari dhe Burhan Lata.







