Këta janë kandidatët për deputetë të Vetëvendosjes nga Ferizaj

Degët e partive politike kanë filluar të publikojnë listat e kandidatëve për deputetë që do t’i hynë garës në zgjedhjet e 6 tetorit.

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj ka publikuar emrat e kandidatëve që do të jenë në garë zgjedhore nga dega Ferizaj. Degë e cila në vitin 2017 arriti të merrte më së shumti vota, poqë i humbi zgjedhjet lokale disa muaj më vonë.

Shqipe Metaj Isufi, Hekuran Murati, Valon Ramadani, Enver Haliti, Xhevat Sallahu do të jenë në listën e Lëvizjes Vetëvendosje nga dega Ferizaj.

Valon Ramadani, ish-deputet i Lëvizjes Vetëvendosje për Ballkani.info tha se ka gjasa që ky numër të rritet eventualisht.

“Ka gjasa që ky numër të rritet eventualisht, poqë këta kandidatë do të jenë në garën zgjedhore”, tha ai.

Më tutje, Ramadani tregoi edhe për klimën pro-Vetëvendosjes në Ferizaj duke shtuar se do të përseritet suksesi i zgjedhjeve nacionale 2017.

“Po do të përseritet suksesi i fitores në vitin 2017, ka një klimë pro VV-së në Ferizaj dhe besojmë shumë që do të kemi më shumë përfaqësues në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, tha Valon Ramadani.

Lëvizja Vetëvendosje kishte dalur e para në zgjedhjet nacionale të vitit 2017 në Ferizaj dhe disa komuna tjera të mëdha, poqë në zgjedhjet lokale nuk shkoi gjithçka mirë për këtë parti ku PDK-ja doli e para në Ferizaj duke e mposhtur LDK-në në balotazh. /Ballkani.info/

loading…



Chat conversation end
Type a message…