Këta janë kandidatët më të votuar të PDK’së në Pejë

Komisioni Qendror i Zgjedhje gjatë ditës së sotme ka nisur publikimin e votave që kanë marrë kandidatët për deputet nga të gjitha subjektet në të gjitha komunat e Kosovës.

Së fundmi është publikuar edhe lista e kandidatëve të PDK’së në komunë e Pejës.

Enver Hoxhaj radhitet si më i votuari në këtë listë, ku ka marrë 2808 vota. Pas tij i dyti me numrin më të madh të votave është Xhavit Haliti me 2594 vota.

Më poshtë ua sjellim votat që kanë marrë në Pejë dhjetë kandidatët e parë në listën e PDK-së:

1. Enver Hoxhaj- 2808

2. Uran Ismaili- 707

3. Eliza Hoxha- 339

4. Bedri Hamza- 601

5. Memli Krasniqi- 384

6. Evgjeni Thaqi-Dragusha- 144

7. Xhavit Haliti- 2594

8. Bajrush Xhemajli- 58

9. Blerta Deliu-Kodra- 223

10. Abelard Tahiri- 184