Komuna e Podujevë ka përzgjedhur si përfitues bizneset e dy ish-kandidatëve për asamble komunale të Lëvizja Vetëvendosje, për projektin “Festivali Dimëror”. Ky festival pritet të hapet me 18 dhjetor në sheshin “Sheshi i Dëshmorëve”, në Podujevë.

The Station Coffee, është njëri nga gjashtë bizneset që është përzgjedhur nga komuna e Podujevës si përfitues i shtëpizës prej drurit që pritet të vendose në sheshin e Podujevës.

Kjo kafiteri është nën pronësin e Valdet Kamerollit, ish-kandidatit për asamble komunale nga radhët e Vetëvendosjes, në zgjedhjet e 14 tetorit. Por, që nuk arriti të bëhet asamblist.

Në listës përfituese të këtyre shtëpizave është edhe Twins Caffe, pronë e familjarit të Bujar Çitakut.

Çitaku kishte qenë kandidatë për asamble komunale nga radhët e Vetëvendosjes, në kohën e kandidaturës së Ajet Poterës për të parin e Podujevës, në vitin 2017.

Në këtë listë hyn edhe Clips Caffe, nën pronësinë e Fitim Sokolit.

Sokoli është mbështetës i Lëvizjes Vetëvendosje, ai në vazhdimësi ka promovuar aktivitetet e kësaj paritë.

Ndaj këtyre përzgjedhjeve që janë bërë nga drejtori i Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillim Ekonomik, Pajtim Balaj kanë reaguar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Asamblistët e LDK-së Podujevë, kanë thënë se njerëzit e VV-së, më saktësisht kandidatët që nuk siguruan ulëse pushteti po i del në përkrahje.

Adnan Zymeri e ka quajtur Festivali Dimërore i Vetëvendosjes, pasi përzgjedhjet u bënë në baza partiake.

“Nëse garon për asamble nga Lëvizja Vetëvendosje edhe nuk e merr besimin e qytetarëve, pushteti ta beson një shtëpizë në “Festivalin Dimërore të Vetëvendosjes”, thotë Zymeri.

Përveç kësaj, asamblistja Shaqiri njofton se, gjë e tillë ndodhi edhe në konkursin për infermierë në QKMF.

“Dje në konkursin për infermierë, e sot tek përzgjedhja e bizneseve Llapjane për shtëpizat. Zotimi juaj për qeverisje të barbartë brenda dy ditësh hidhet poshtë nga vetë veprimet tuaja, përzgjedhja në baza partiake dhe trajtimi jo i barabartë i qytetarëve dhe bizneseve Llapjane dëshmon qartë se cka pritet nga kjo qeverisje për 4 vite!“, u shpreh Sheqiri.