Këta janë gjashtë asamblistët që Osmani ia mori LDK-së

Gjashtë asamblistë të LDK-së në Komunën e Ferizajt iu janë bashkuar listës së Vjosa Osmanit për të garuar në zgjedhjet që pritet të mbahen në fillim të viti 2021.

Gjashtë asamblistët që dikur ishin të LDK-së, dje ata iu bashkuan iniciativës së Osmanit.

Hysnije Shanolli, Balton Dërguti, Ekrem Mustafa, Hesat Shatrolli, Burim Karameta, Ridvan Nebihu i janë bashkuar Osmanit.

Shanolli në një postim në Facebook, ka thënë se aty ku është interesi i Kosovës, janë edhe ata.

“Aty ku është konsistenca, mbajtja e fjalës dhe interesi i Kosovës jemi edhe ne.

Me presidenten Vjosa Osmani. Me Kosovën”, ka shkruar Shanolli.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani që në këto zgjedhje ka bërë të ditur se do të garojë me një iniciativë qytetare.