Vjosa Osmani

Këta janë emrat që do të shkojnë te Iniciativa e Vjosa Osmanit

Tani kur përfundimisht pas një viti nga zgjedhjet nacionale, shqiptarët e Kosovës sërish do të u drejtohen kutive të votimit, Osmani do të garojë nën petkun e Lëvizjes Vetëvendosje.

Që kur e përjashtuan nga partia që në zgjedhjet e fundit e kandidoi për kryeministre, Vjosa Osmani ka vendosur që të formoi iniciativën e saj politike. Osmani në paraqitjet e saj publike gjithmonë e potencoi që ishte e detyruar, pasi më LDK-ja nuk i dha hapësirë dhe e përjashtoi pa pikë turpi.

Prandaj ajo tani ka nisur aktivisht që të marr afër vetës persona të cilët mendojnë njësoj dhe e përkrahin në iniciativën e re. Ajo që dihet deri tani mbështetësi kryesor i Osmanit është Haxhi Avdyli, po ashtu deputet nga LDK, dikur kryetar i degës së Prizrenit.

Por nuk është vetëm Avdyli që i është bashkuar Osmanit në iniciativën e saj të re politike.

Është edhe Faton Peci, Vehbi Miftari anëtar të LDK-së, e që tani janë edhe pjesë e kabinetit të Vjosa Osmanit.

E në krah të Vjosa Osmanit, media merr vesh se do të jetë edhe profesori, Behlul Beqaj dhe ish rektori Ramadan Zejnullahu.

Media ka kontaktuar profesorin Beqaj për të marr një konfirmim rreth këtij informacioni. Ai ka thënë se ka pasur takime me Vjosa Osmanin dhe se e përkrah publikisht mirëpo ende nuk ka diçka zyrtare.

Kurse, profesori Ramadan Zejnullahu, nuk ka dashur të flas me arsyetimin se është i zënë.

Emri tjetër i lakuar që pritet të jetë pjesë e listës zgjedhore nga Vjosa Osmani, është edhe ai i deputeti nga radhët e LDK-së, Fatmir Rexhpi. media ka tentuar të kontaktoi me deputetin por ka qenë i paqasshëm.

Një tjetër emër që Osmani ka tentuar ta marr nën ombrellën e saj është edhe Ilir Deda, por ky i fundit nuk ka pranuar që të jetë sërish pjesë e politikës kosovare.

Lista zgjedhore me kandidatët për deputet nga Vjosa Osmani pritet të zyrtarizohet brenda këtyre ditëve dhe në fund të javës të behën publike. Së paku kështu i tha medias, deputeti Haxhi Avdyli.

“Nuk dua të lëshohem në emra sepse brenda pak ditëve do të vendoset zyrtarisht se kush do të jenë pjesë e listës, ajo çka mundem të them se në fund të javës do t’i publikojmë” – u shpreh Avdyli.

Gjatë ditëve të fundit janë publikuar se disa nëndegë të LDK-së në Mitrovicë por edhe të Ferizaj i janë bashkuar iniciativës së Vjosa Osmanit.

Syri përmes burimeve të afërta me Osmanin ka kuptuar se edhe disa nëndegë të degës në Prizren do të jenë me Osmanin.

I njëjti burim ka thënë se edhe nga dega e Gjilanit do të ketë ardhje, po si nga degët e Prishtinës dhe Istogut.

Këto lëvizje të anëtarësisë së LDK-së në drejtim të Vjosa Osmanit nuk është që po priten edhe mirë nga ky subjekt.

Në një deklarim shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se nuk është me rëndësi se më kë ose kush i bashkohet Osmanit.

Kurse Dega e LDK-së në Mitrovicë ka reaguar pasi 33 anëtarë të kësaj partie u bashkuan me Vjosa Osmanin, duke thënë se i janë bashkuar 2 kryetarë nëndegësh, që sipas tyre, prej kohësh ishte planifikuar largimi i tyre. Ndërsa për të tjerët, LDK në Mitrovicë ka shkruar se ka kohë që nuk janë në LDK, ose janë të shkarkuar nga LDK-ja.

Ajo që është e sigurt, Vjosa Osmani do të garojë në kuadër të listës zgjedhore të LVV-së.