Këta janë emrat e veçantë të 3 fëmijëve të Përparim Ramës

Përparim Rama para se t’i hynte garës për kryetar të Prishtinës, ishte i njohur për veprimtarinë e tij arkitekturale në disa vende të botës si Angli, Shtetet e Bashkuara, Zvicër, Çeki, Shqipëri dhe vende të tjera.

Ai, ka jetuar që nga mosha 16 vjeçarë në Londër, ku edhe është shkolluar.

Kristale Ivezaj-Rama është gruaja e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.

Ajo është themeluese e “The Balkan Artists”, i cili është një burim novator i artit me bazë në Londër, galeri pop-up dhe platformë online, e cila promovon dhe mbështet artistët nga rajoni më i gjerë i Ballkanit.

Ajo ka një njohje në komunitetin shqiptar në Londër dhe ka pasur rastin të njihet nga afër edhe me artisten shqiptare me renome botërore, Dua Lipa.

Çifti janë prindër të tre fëmijëve: Arrës, Tigrit dhe Bronit.