Këta janë emrat e katër viktimave të tragjedisë së sotme në Pozharan të Vitisë

Katër persona kanë mbetur të vrarë sonte në fshatin Pozharan të Vitisë.

Ballkani.info raportoi ekskluzivisht se dorasi ka jetuar në Zvicër ndërsa në Kosovë ka ardhur për pushime

Ballkani.info mëson se mërgimtari që dyshohet se vrau familjarët e tij e më pas veten është Fetah Zuka.

Ndërkaq Sinjali mëson familjarët që u vranë nga Fetahu dyshohet se janë gruaja e tij, Makfire Zuka, dhe dy djemtë e tij, Hamdi dhe Arbër Zuka.