Këta janë emrat e 200 punëtorëve shëndetësorë të pranuar për të ndihmuar menaxhimin e pandemisë

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar listën me emrat e 200 personave të cilët janë pranuar në konkursin për profesionistë shëndetësorë në funksion të menaxhimit të pandemisë COVID-19.

Në konkursin e shpallur në qershor, MSh ka kërkuar 100 mjekë specialistë ose mjekë të përgjithshëm, 62 infermierë, 20 inspektorë sanitar, 4 specialistë të mikrobiologjisë, 8 laborantë, 6 pozita për staf teknik dhe mbështetës.

Sipas konkursit paga për mjekët specialistë do të jetë 704 euro, për mjekët e përgjithshëm do të jetë 610 euro, paga për infermierët do të jetë 422 euro, për inspektorët sanitar do të jetë 520 euro. Sipas kushteve të përshkruara në konkurs, specialistët e mikrobiologjisë do të marrin 704 euro, laborantët do të paguhen me 422 euro kurse stafi teknik dhe mbështetës me 360 euro për muaj.

Emrat e 200 personave të rekrutuar si profesionistë shëndetësorë mund t’i gjeninë këtë link.