"Love Island Albania”

Këta janë dy konkurrentët e parë të “Love Island Albania”

“Love Island Albania” është programi më i ri që pritet të nisë në TV Klan më datën 3 shtator, në drejtimin e Luana Vjollcës. Një reality show gjigand dedikuar dashurisë, por nuk do të mungojnë as argëtimi, emocionet dhe surprizat.

Mbrëmjen e sotme faqja zyrtare e “Love Island Albania” ka zbuluar ekskluzivisht konkurrenten e parë që do të nisë rrugëtimin e saj të dashurisë, në vilën luksoze në jug të Shqipërisë. Ajo quhet Ilda.

Madje, Ilda është një influencer-e e njohur në Tik Tok, ku numëron mbi 89 mijë ndjekës, Siç duket, bukuroshes brune i pëlqen bota e televizionit dhe është “e etur” për sfidat që do ketë në nisje të spektaklit.

3157673E 27F2 49A5 9E0B 83A41C4F8102

Konkurrenti i dytë është Aleksandros, një djalë simpatik, i cili ështē vetëm një prej djemve që do të qëndrojnë në ishullin e dashurisë.

Ai ka qenë pjesëmarrës në “Love Island Greece” e madje ka shkuar deri në finale dhe vjen në Shqipëri për një eksperiencë të re.