Këta janë dy deputetët e rinj të PDK-së që do të zëvendësojnë Hamzën e Nurën

Partia Demokratike e Kosovës pritet t’i ketë dy deputetë të rinj në grupin e saj parlamentar.

Kjo pasi kandidati i PDK’së për kryetar të Mitrovicës e Jugut, Bedri Hamza ka arritur t’i fitojë zgjedhjet pa balotazh në këtë komunë.

Ndërsa, njëjtë edhe kandidati tjetër i këtij subjekti, Fadil Nura ka arritur t’i fitoj pa balotazh në Skenderaj.

Vendin e tyre pritet ta zënë, Rashit Qalaj, ish drejtori i Policisë së Kosovës, dhe Isak Ibrahimi.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Qalaj kishte fituar 9160 vota, ndërsa Isak Ibrahimi 8729 vota