Këta janë deputetët që iu bashkuan marshit të LGBTI-së (FOTO)

Tashmë ka filluar marshi i komunitet LGBTI ku numëri i pjesëmarrësëve ka filluar të rritet, ku pjesë e kësaj parade janë edhe deputetët e Kuvendit, ku Shqipe Pantina, Frasher Krasniqi, nga radhët e PSD i janë bashkuar këtij marshi, shkruan Ballakni.Info.

Në rrjetin social  facebook kanë publikuar foto nga marshi, ku edhe e kanë bërë të ditur se e përkrahin këtë komunitet.

Ndryshe rganizatorët ftojnë institucionet, përfaqësuesit e shoqërisë civile, aktivistët dhe të gjithë qytetarët e Kosovës të bashkëngjiten në Paradën e Krenarisë” që kjo paradë të shërbejë që shoqëria jonë të jetë më tolerante, pranuese, të çmojë diversitetin në mënyrë që çdo person të ndjehet ie lirë pavarësisht racës, etnisë, ngjyrës, gjinisë, orientimit seksual, identitetit gjinor, gjuhës, fesë ose të tjera.