Këta janë 5 skenarët për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë

Më herët është menduar se demarkacioni, korrigjimi ose ndarja e kufijve janë e njëjta gjë dhe se vetëm terminologjia dallon.

Por, jo. Ndarja, Kosova ndahet tek ura, në pjesën veriore dhe jugore të lumit Ibër. Veriu Serbisë, jugu Kosovë, kështu raporton televizioni serb O2, i afër me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

“Kur bëhet fjalë për perëndimin, dhe këtu i kemi vendet lidere, Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe, qendrimi i tyre është që pavarësia duhet të pranohet ashtu siç është shpallur në vitin 2008 dhe kufijtë që janë përcaktuar pas intervenimit të NATO-s”, thotë ish diplomati serb, Zoran Milivojeviq, transmeton Ballkani.info.

Korrigjimi i kufijve, spekulojnë mediat, e kthen të njëjtën nga viti 1953. Serbia e merr kontrollin ndaj pjesës më të madhe ose tërë komunën e Leposaviqit.

Kosovës i shkojnë pjesë të Preshevës, raporton tutje ky televizion.

Mundësia e dytë në kuadër të korrigjimit të kufijve është që Kosovës t’i takojnë Mitrovica me të dyja pjesët dhe Gazivoda, respektivisht një pjesë e Komunës së Zubin Potokut, kurse Serbia ta merr Leposaviqin, komunën e Zveçanit dhe një pjesë të komunës së Zubin Potokut.

“Besoj se rreth korrigjimit të kufirit po bisedohet shumë intensivisht, por ekzistojnë edhe alternativa tjera të cilat mund të pranohet në këtë situatë”, thekson Dragisha Mijaçiq nga Instituti për zhvillim territorial dhe ekonomik.

Korrigjimi i kufijve nënkupton, sipas televizionit serb, që Trepça dhe Gazivoda të kenë menaxhim të përbashkët të shqiptarëve dhe serbëve, por marrëveshje për privatizim, por në kuadër të sistemit kosovar.

“Amerika këtu ka qendrim më pragamtik. Ata janë për atë që të gjendet një aranzhman që nënkupton njohje të Kosovës”, thekson Milivojeviq, shkruan Ballkani.info.

Shkëmbimi i territoreve do të thoshte ndarje etnike. Respektivisht që serbët në veri nga Ibri të jetojnë në Serbi, kurse shqiptarët në Preshevë, pjesë të Bujanovcit dhe Medvegjës, në Kosovën e pavarur.

“Mendoj se më së paku e besueshme është shkëmbimi i territoreve”, thekson Mijaçiq.

“Mendoj se zgjidhja do të jetë fleksibile dhe se do të përjashtohet njëra nga ato opsione. Mund të përfshihen më shumë opsione tjera”, thotë Dragana Gjukanoviq nga Qendra për politike rajonale.

Mundësia e katërt është normalizimi i marrëdhenieve. Pa njohje formale, me pranimin e Serbisë që Kosova të bëhet pjesë e organizatave ndërkombëtare. Si kthim, Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të ketë kompetenca ekzekutive.

Opsion është edhe status-kuoja apo konflikt i ngrirë. Kosova do të mbetej territor i pazgjidhur, kurse Prishtina do ta kishte kontrollin e plotë ndaj territorit dhe njerëzve. Kjo do të thotë edhe fundi i rrugës evropiane edhe në rastin e Kosovës edhe në atë të Serbisë.

“Marrë parasysh në presionet diplomatike dhe të gjitha tjerat, mendoj se kjo çështje nuk do të mbetet e pazgjidhur për gjeneratat tjera”, thotë Mijaçiq. /Ballkani.info/