Eugen Cakolli nga KDI ka publikuar emrat e kandidatëve për deputet, të cilët siguruan ulëset në Kuvend.

Meqenëse janë numëruar të gjitha votat e diasporës dhe 80% e atyre me kusht, më s’ka pritje për ndonjë ndryshim ka thënë Cakolli.

Më poshtë gjeni tabelën e 8 deputetëve që pritet ta përfaqësojnë AAK-Nisman, në Kuvend.

Pesë deputetë i ka AAK dhe tre Nisma. Nga AAK janë: Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Bekë Berisha, Time Kadriaj dhe Lahi Brahimaj. Nga Nisma janë: Fatmir Limaj, Arbëreshë Krasniqi dhe Xhevahire Izmaku.