Kryeministri

Këta janë 13 këshilltarët e Haradinajt, mungojnë edhe dy ose më shumë

Qeveria e kryeministrit Ramush Haradinaj është kritikuar për numrin e madh të ministrave dhe zëvendësministrave.

Kjo qeveri është kritikuar edhe për numrin e madh të këshilltarëve që kanë ministrat, zëvendëskryeministrat dhe zëvendësministrat.

Kryeministri Haradinaj llogaritet që në zyrën e tij i ka të punësuar mbi 15 këshilltarë, shkruan Ballkani.info.

Në mesin e tyre janë edhe shefi i kabintetit, këshilltar ligjorë, këshilltarë për media, ekonomi, punë sociale, etj.

Në një fotografi të postuar në Facebook nga Gazmend Abrashi, shihen 13 këshilltarët e Haradinajt.

Në këtë fotografi mungojnë edhe shefi i kabintetit, Avni Arifi dhe këshilltarja, Meliza Haradinaj.

Në fotografi përveç Abrashit janë edhe këshilltarët: Jahja Lluka, Erolld Belegu, Albulena Gjinaj, Alban Dermaku, Halil Matoshi, Diellza Hoti, Bezi Osmani, Donjeta Gashi (zëdhënëse), Selimi Selimi, Sokol Myrtaj, Pranvera Dobrunaj dhe Gani Demaj. /Ballkani.info/