Këta janë 13 aktivistët e PSD-së që u arrestuan nga policia

Disa përfaqësues të Partisë Socialdemokrate kanë protestuar tek stacioni i policisës në qendër të Prishtinës. Në murin e objektit kanë shkruar “Për partitë tubime, për qytetarët dënime”.

Duke kundërshtuar gjobat që po u jepen qytetarëve për mos respektim të masave antiCOVID dhe jo partive politike që po mbajnë tubime zgjedhore në kohë pandemie.

Gazeta Express mëson se të arrestuarit janë: Dardan Molliqaj, Teutë Rrusta, Agron Kabashi, Natyra Kuçi, Veton Dragusha, Frashër Krasniqi, Nol Nushi, Drin Ahmeti, Qëndrim Sahiti, Gëzon Kastrati, Zgjim Hyseni, Leonard Shala dhe Trim Gashi.