Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve po vazhdon numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kur janë numëru 67.44 për qind të votave nga përfaqësitë diplomatik del se Bedri Hamza, kandidat për Kryeministër i PDK-së ka marrë 369 vota.
Pas tij 220 vota nga diaspora që kanë votuar në përfaqësitë diplomatike ka marrë kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
Në vendin e tretë është Vlora Çitaku me 168 vota, pastaj Enver Hoxhaj me 128, Uran Ismaili me 127, Ragip Xhaka me 108, Artan Behrami me 108, Sala Jashari me 98, përparim Gruda 94 dhe Ganimete Musliu me 93 vota. /Ballkani.info/








