Këta janë 10 kandidatët e parë të LDK-së për kryetar komunash (Emrat)

Në mbledhjen e mbajtur sot, Kryesia e LDK-së vendosi që:

  • Lutfi Haziri të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Gjilanit;
  • Anton Quni – kandidat për kryetar të Komunës së Prizrenit;
  • Ilir Ferati – kandidat për kryetar të Komunës së Istogut;
  • Hyrie Dobrunaj – kandidate për kryetare të Komunës së Deçanit;
  • Burim Krasniqi – kandidat për kryetar të Komunës së Rahovecit;
  • Besim Hoti – kandidat për kryetar të Komunës së Klinës;
  • Bajrush Hoti – kandidat për kryetar të Komunës së Malishevës;
  • Bexhet Xheladini – kandidat për kryetar të Komunës së Dragashit;
  • Jeton Biqkaj – kandidat për kryetar të Komunës së Kamenicës;
  • Ruzhdi Shehu – kandidat për kryetar të Komunës së Junikut.

Përveç zyrtarizimit të kandidaturave, Kryesia e LDK-së ka marrë vendim për formimin e të gjitha shtabeve zgjedhore të Degëve dhe të Nëndegëve me qëllim të organizimit sa më të mirë të këtij procesi.