Vellezrit Lleshi

Këta dy shqiptarë nuk i frikësohen coronavirusit, i thurin këngë

Shqiptarët po gjejnë hapësirë të bëjnë humor në këto ditë ku të gjithë i ka kapur panika e epidemisë që ka kapluar botën.

Me çifteli e rima, një këngë për koronavirusin është publikuar në shqip nga dy rapsodë kosovarë.

Ata kanë postuar këngën “Coronavirusi” në Youtube, ndërsa e cilësojnë si ‘këngë humoristike’ derisa këndojnë për të këqijat dhe për vdekjen e pleqëve, që shkakton virusi.

Vëllezërit Lleshi, përmes këngës, madje japin edhe këshilla se çfarë duhet të bëjmë për t’u kujdesur që të mos prekemi nga virusi, madje duke marrë masa ekstreme duke parandaluar gjestet tona të përditshme.