Këta Dj shqiptarë do të marrin pjesë në “Sunny Hill”

Listës së emrave të njohur u shtohen edhe tre Dj e njohur shqiptarë.

Festivali më i madh ndërkombëtar i muzikës, Sunny Hill Festival këtë vit do të mbahet më 2, 3 dhe 4 gusht.

Edhe sivjet në parkun e Germisë, do të mbahet festivali ‘Sunny Hill’ i cili ka mbledhur emra të mëdhenj botëror për t’i njohur me Kosovën dhe publikun e mahnitshëm shqiptar.

Listës së gjatë i shtohen edhe tre Dj e njohur shqiptarë, Dj. PM, Dj.Dagz dhe Dj Flow.

Kjo u bë e ditur në faqen zyrtare të “Sunny Hill” në Instagram.

loading…