Kështu votuan kosovarët para 28 vjetëve në zgjedhjet e para demokratike në Kosovë

Ishte hera e parë që shqiptarët e Kosovës më 24 maj të 1992-së po votonin në zgjidhje sipas vullnetit të tyre.

Ata po zgjidhnin presidentin dhe deputetët e parlamentit të shtetit, të cilin e njohu vetëm Shqipëria.

Pikërisht në ditën e sotme të para 28 vjetëve ata nuk kishin telashe të pritnin në radhë për të dhënë votën e tyre për Ibrahim Rugovën, që ishte edhe kryetar i partisë më të madhe në Kosovë.

Ky i fundit zgjedhjet e 24 majit të vitit 1992 i fitoi gati me shumicë absolute, në votime masive.

Pas këtyre zgjedhjeve, Ibrahim Rugova, u bë figura përfaqësuese e shqiptarëve të Kosovës në arenën ndërkombëtare.