30 dhjetor 2005

Kështu uronte për Vitin e Ri 2006 presidenti historik, Ibrahim Rugova

Famija e presidentit historik, Ibrahim Rugova i ka uruar kosovarët për Vitin e Ri me një mesazh të presidentit Rugova në më 30 dhjetor të vitit 2005.

Rugova vdiq më 21 janar të vitir 2006.

Urimi i plotë:

“Zonja dhe zotërinj,

Viti në të cilin po shkelim do të jetë një vit i progresit më të madh të Kosovës, një vit më efikas, më veprues i institucioneve tona për një zhvillim më të hovshëm ekonomik dhe për një mirëqenie të qëndrueshme për të gjithë qytetarët.
Njëherësh do të punojmë së bashku… do të bëjmë përpjekje të kultivojmë marrëdhënie të mira me fqinjtë tanë me interes të ndërsjellë.
Në planin e brendshëm do të punojmë më fuqishëm në mbrojtjen dhe integrimin e grupeve etnike apo minoriteteve në shoqërinë dhe në shtetin e Kosovës.
…një Kosovë e pavarur demokratike e integruar në BE, në NATO dhe në miqësi permanente me SHBA, çfarë do të hapte perspektiva të reja për zhvillimin ekonomik dhe do të bënte Kosovën anëtare të kombeve të lira të botës së lirë.

Qytetarë të nderuar,

Në këtë orë gëzimi i kujtojmë me krenari të gjithë ata që ranë për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës. Do të bëjmë një angazhim më të madh për ndriçimin e fatit të të zhdukurve.

Zonja dhe zotërinj,

Në këtë natë gëzimi, urime të përzemërta u shprehim Kosovarëve në SHBA dhe në vendet e Europës, që po ndihmojnë progresin e vendit tonë.

Qytetarë të dashur,

Në këtë natë gëzimi t’i bëjmë bashkë dëshirat, vullnetin e mirë dhe veprimet për një Kosovë me prosperuese, më të fortë e më të lumtur.

Me fat Viti i Ri 2006.
Gëzuar.
Zoti Ju bekoftë.
Zoti i bekoftë miqtë e Kosovës.
Zoti e bekoftë Kosovën tonë të çmuar.
Ju falemnderit.”

Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova (30 dhjetor 2005)