Kështu uronte ish-presidenti Ibrahim Rugova Vitin e Ri në 1995’tën

Ish-presidenti historik i Kosovës uronte shqiptarët në vitin 1995 për vit rë ri duke shpresuar se do të gjendej një zgjidhje përfundimtare për Kosovën.

“Viti që po e lëmë pas ishte vit i rëndësishëm për Kosovën dhe shqiptarët, një vit i vazhdimit të okupimit të Kosovës”, kështu e niste fjalimin e tij Rugova.

Ai shtonte se çështja e Kosovës këtë vit është temë që do të duhet të kishte zgjidhje.

Në fund të fjalimit Rugova thoshte se duhet të ketë qëndresë të kosovarëve e rezistim si dhe të ruhet besimi te njëri tjetri.

Më poshtë video që është publikuar në Facebook nga njeriu i afërt i Rugovës, Adnan Merovci.