Zabeli i Ulët dhe Korrotica e Ulët njihen si bastione të fuqishme të PDK-së në Drenas.
Këto dy fshatra votojnë në shkollën fillore “Arif Shala” në Korroticë, shkruan Ballkani.info.
Ajo çka vihet në pah është vota e madhe që kanë fituar kandidatët për deputet nga komuna e Drenasit, duke ditur që herave të kaluara nuk ka pasur theksim të veçantë për kandidatët e kësaj komune, ndonëse në komunën e tyre.
I pari dhe i padiskutueshëm është senzacioni i këtyre zgjedhjeve, Petrit Hajdari, i cili ka marrë plotë 386 vota, ndërsa pas tij është ish-deputeti Fadil Demaku me 333 vota, derisa i treti është kreu i PDK-së, Memli Krasniqi.
Numër të konsiderueshëm të votave ka marrë edhe i biri i Jakup Krasniqit, Altini, plot 301 sosh.
Ballkani.info ju sjellë rezultatet nga këto dy vendvotime./Ballkani.info/









