Kështu u votuan ish-ministrat e qeverisë Haradinaj, prin Uran Ismaili

Disa ish-ministra të Qeverisë Haradinaj arritën t’i marrin votat e mjaftueshme që të fitojnë ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Ndër ish-ministrat, ai që mori më së shumti vota është ministri në detyrë i shëndetësisë, Uran Ismaili, shkruan lajmi.net.

Ismaili u rradhit i dyti me më së shumti vota në PDK, teksa mori 28 mijë e 250 sosh.

I dyti nga ish-ministrat me përkrahjen më të madhe doli Bedri Hamza, që fitoi 15 471 vota.

Abelard Tahiri, ministër në detyrë i Drejtësisë fitoi 14 mijë e 579 vota.

Kujtim Gashi, ministër në detyrë i Kulturës mori 13 mijë e 335 vota.

I fundit në listën e ish-ministrave që arriti të bëhej deputet është ministri në detyrë i Infrastrukturës, Pal Lekaj, që mori 10 mijë e 351 vota.

Në bazë të rezultateve të publikuara nga KQZ, VV do të ketë 32 deputetë, LDK do të ketë 29 deputetë, PDK do të ketë 25 deputetë, AAK-PSD 14 deputetë ndërkaq që Nisma-AKR nuk e kanë kaluar pragun.

loading…