Kështu u transportuan blindat amerikane për Ushtrinë e Kosovës (FOTO)

Ushtria e Kosovës që po pritet të zyrtarizohet më 14 dhjetor, tashmë ka filluar të pajiset edhe me automjete të rënda ushtarake.

Ballkani.info dje kishte raportuar për arritjen e dhjetra mjeteve të blinduara amerikane të tipit High Mobility Multipurpose Wheeled Vehicle (HMMWV).

Sipas burimeve, në FSK kanë arritur parmbrëmë 24 automjete të blinduara Humvee.

“Kosova do t’i ketë gjithsej këtë vit 51 blinda amerikane Humvee”, kanë thënë burimet.

Çmimi për njësi e kap vlerën e 220.000 dollarëve.

Ballkani.info ka siguruar fotografi që janë realizuar gjatë transportit të këtyre mjeteve, ku shihen brenda kamionëve. /Ballkani.info/